MENU
klinika

Për herë të parë në histori

Arbitre shqiptare në ndeshjet e Champions League

29.01.2024 - 15:53

Për herë të parë në histori një arbitre shqiptare do të gjykojë një ndeshje të Champions League për vajza. UEFA ka përzgjedhur Emanuela Rustën si arbitren që do vendosë drejtësi në ndeshjen mes Benfikës dhe Barcelonës, e programuar më 31 janar ora 21.

Jo vetëm kaq, por si ndihmëse Rusta do ketë arbitren tjetër shqiptare Edjena Kapxhiu.

Më herët si Rusta ashtu edhe Kapxhiu kishin arbitruar deri në ndeshjet kualifikuese, por pa arritur në këto nivele. Prej 30 qershorit 2023 Rusta është ngjitur në Kategorinë e Parë të arbitrave të UEFA-s, ndërsa shpesh ajo gjykon edhe ndeshja të meshkujve në Superligën shqiptare.