MENU
klinika

Chelsea jep një tjetër opsion për klubet që e duan

Armando Broja mund të shitet këto 10 ditë

21.01.2024 - 16:46

Chelsea duket se është gati të ndahet me Armando Brojën. Sipas “The Sun”, klubi londinez ka ndërmend ta shesë sulmuesin kuqezi dhe është i gatshëm ta huazojë lojtarin këtë muaj.

Blutë do të pranojnë një ofertë për huazimin e sulmuesit me kusht që në marrëveshje të përfshihet edhe blerja e detyrueshme e lojtarit për 35 milionë sterlina (40 milionë euro).

Ofertat për Brojën nuk do të mungojnë, sepse sulmuesi shqiptar është shumë i vlerësuar në të gjithë Europën. Për të interesohen edhe klube të Premier League si Wolves, West Ham dhe Fulham.