MENU
klinika

2 maska me maja birre

I thoni lamtumirë përgjithmonë rrudhave në fytyrë!

12.01.2024 - 14:19

Rrudhat e moshës janë një nga problemet më të shpeshta kryesisht të grave dhe për to, çdo femër është e gatshme të bëjë gjithçka.

Por, po ju themi se nuk keni nevojë të lodheni shumë për t’i trajtuar dhe eliminuar ato në një kohë fare të shkurtër dhe kjo falë dy super maskave.
Bëhet fjalë për 2 maska, baza e të cilave është majaja e birrës.

Maska1
1 lugë gjelle maja birre
2 lugë ujë të ngrohtë
Përziejini të dy përbërësit derisa të formohet një masë kremoze. Masën e krijuar përhapeni me lëvizje rrethore në fytyrë dhe qafë. Pasi ta keni mbajtur për 20 minuta, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përmes një tamponi pambuku lyejeni fytyrën me pak vaj ulliri në mënyrë që të mbetet lëkura e butë.

Maska 2
1 lugë maja birre
3 lugë kos
Përziejini në një enë të vogël prej qelqi tre lugë gjelle kos dhe një lugë maja birre derisa masa të bëhet homogjene. Përhapeni me kujdes në fytyrë dhe qafë dhe pas 20 minutash shpëlaje fytyrën me ujë të bollshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshilla 'sekrete' nga estetistja e Meghan Markle

10 ushtrime kundër plakjes së fytyrës