MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është uveiti?

23.02.2024 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është uveiti?

Mjeku: Uveiti është inflamacioni uveas, një shtresë e vendosur mes sklerës dhe retinës. Mayo Clinic thotë se ky çregullim shfaaqet përmes skuqjes okulare, shikimit të mjegullt dhe dhimbje. Në pjesën më të madhe të rasteve përkeqësohet shumë shpejt.

Siç e tregojnë studime të shumta mjekësore, forma kronike e këtij çrregullimi lidhet me komplikacione si glaukoma apo shkëputja e retinës. Prandaj është shumë e rëndësishme të njohim simptomat, të formulohet një diagnozë e saktë dhe të përcaktohet trajtimi sa më parë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kujdes,duhet të shkoni menjëherë tek mjeku

Dhimbje dhe ngurtësi në pjesën e poshtme të shpinës?