MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë tregon ngjyra e verdhë e lëkurës në fytyrë dhe në shputën e këmbës

15.02.2024 - 12:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë tregon ngjyra e verdhë e lëkurës në fytyrë dhe në shputën e këmbës

Mjeku: Llojet e verdhëzës! Përse shkaktohet, cilët janë faktorët? Ndërlikimet apo komlikacionet primare dhe sekondare që mund të shkaktohen nga ajo.

Fillimisht nisim me bilirubinën, bilirubina është një pigment hemoglobinogjenik-hemos-gjak-globin-protein. (pigment i cili shperndan O2 ne rruazat e kuqe te gjakut)

-Formimi i bilirubinës është shumë i rëndësishëm për metabolizmin tonë.

Bilirubina formohet nga shkatërrimi i eritrociteve në sistemin retikulo-endotelial (në rrjeten e kapilareve ndër-sinusoidal) tek shprekta.

Si pasojë e shkatërrimit të eritrociteve-hemoglobina shpërbëhet apo coptohet, dhe nga produkti i çiliruar prej copëtimit nën ndikimin e enzimës së homo-oksigjenazes formohet BILI-verdina (e verdhë) ..dhe më pas nën ndikimin e reduktazës ajo formohet në bilirubin-rubin-e kuqe!

Pra BILURBINA-tashmë i formua si pigment, por ku do të shkojë?

-Tashmë ajo futet në gjak në qarkullimin arterial, dhe kapet sëbashku me ALBUMINAT-në drejtim të qelizave të mëlçisë, ku atje duhet të kapet nga glukoronil-transferaza-dhe duhet të konjugohet-përpunohet me ACIDIN-GLUKORONIK.

Bilirubina si gjithnjë është një pigment, i cili duhet të dalë jashtë, pas depozitimit që bënë në mëlçi.

Por vijmë tek ikteret-apo verdhëzat!

Ikeret ndahen në 3 nën-grupacione:

-Ikteri prehepatik
-Ikteri hepatocelular-verdhëza e mëlçisë, në indin e mëlçisë.
-Ikteri post-hepatik.(ose kolestaza-dëmtim mekanik në rrugët e tëmthit-bllokadë-pengese)

E verdhëza-pre-hepatike ende pa u dërguar tek qelizat e mëlçisë ka të bëjë me një defekt në eritropoezen-formimin e rruazave të kuqe të gjakut, pasi kemi një shtim të hemolizes-shkrirjes së hemoblogines-dhe shtim te sasise te hemoglobines..kjo zakonisht shkaktohet nga hematomat e ndryshme të organeve të brendshme, apo nga inflamacionet e brendshme kronike.

Vijme tek e vërdheza e melçisë!

KëTU QËNDROJNë DëMTIMET STRUKTURORE MORFOLOGJIKE QË INDI I MËLÇISË PARAQET-ku kemi një mos përpunim-dhe një mos eleminim jo të rregullt te bilirubinës nga qelizat hepatike-të mëlçisë.

Shkaktarët:alkooli, kequshyqerja, mos oksigjenimi i qelizës, dehidracioni zorra e inflamuar, nzorra e përshkueshme.

Këtu kemi depozitime aq te larta të bilirubinës në indin e mëlçisë, saqë indet dhe trupi marrin një ngjyrë të verdhë, e cila quhet dhe VERDHËZ!

Ikteri post hepatik ose kolestaza stangim i biles sekrecioneve të fshikzës së temthit drejt zorrës së hollë! Shkaqet janë tumoret e fshikzës së tëmthit-guret-mikrolitiazis-inflamacionet mukozale të saj-dëmtimet e retikulumit endoplazmatik-keq-ushyqerja.

Për të mbrojtur mëlçinë është e rëndësishme marrje në mënyrë të vazhdueshme e GJEMBIT TË GOMARIT si çaj mjekësore, pothuajse nga 1 filxhan çdo ditë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shumë e rrezikshme për fetusin

Çfarë është Hydrops fetalis?