MENU
klinika

Prej verës pa ekip

Futbollisti shqiptar pranë rikthimit në Serie A

08.02.2024 - 14:07

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A. Mbrojtësin i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014-ën, e kërkon Salernitana.

Skuadra e Pippo Inzaghit renditet në vendin e fundit në Serie A dhe po garon për të qëndruar mes më të mirëve të futbollit italian.

31 vjeçari që prej verës së kaluar është pa skuadër, pasi i dha fund aventurës spanjolle me Levanten.

Drejtuesit e klubit italian që pak ditë më parë firmosën me Jerome Boateng, pritet të zyrtarizojnë edhe Mustafin. Ky i fundit ka luajtur më parë në Itali me skuadrën e Sampdorias. Qendërmbrojtësin shqiptar e pret një kontratë deri në fundin e sezonit.