MENU
klinika

"Situatat e vështira duhen mbajtur mes çiftit"

Me unazën në gisht, Chiara Ferragni mohon lajmet për ndarje

26.02.2024 - 12:31

Chiara Ferragni ka dhënë së fundmi një intervistë për “Corriere Della Sera” ku foli ndaj aludimeve se i ka dhënë fund marrrëdhënies me reperin Fedez.

E qeshur, me unazën e martesës në gisht dhe me shpresën se gjërat do bëhen më mirë, kështu u prezantua Ferragni nga gazetarët në intervistë.

Kur u pyet pse i ka kaluar fundjavat e fundit pa bashkëshortin ajo u përgjigj:

“Edhe herë të tjera nuk ka qenë aty. Por ka shumë raste që është. Gjithsesi, ai është bashëshorti im dhe sipas mendimit tim,në situata të vështira është më mirë që gjërat të mbeten mes çiftit”.

Ajo vijoi: “Kushdo mund të thotë çdo gjë për ne. Fundja, çdo gjë ne bëjmë përflitet. Për mua rëndësi ka të bëj gjënë e duhur duke i mbajtur problemet tona për vete”.

Mendohet se krisja mes dyshes ka ardhur që nga festivali i Sanremos së vitit të kaluar, kur Fedez u puth në skenë me artistin, Rosa Chemical, ndërsa nuk i dha vëmendjen e duhur partneres së tij që ishte bashkëprezantuese në festivalin e famshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Leo do të ketë një motër ose vëlla

Chiara Ferragni dhe Fedez, prindër për herë të dytë