MENU
klinika

E sugjerojnë ekspertët

3 arsyet përse duhet t`i lësh fëmijët t`i zgjedhin vetë rrobat

21.03.2024 - 08:03

Nëse i hyn një konflikti pa krye çdo mëngjes kur e bën fëmijën gati për në shkollë apo sa herë del nga shtëpia, sepse nuk e lejon të veshë atë që do, e ke të kot. Madje, madje psikologjia thotë se po bën gabim.

Fëmijët duhen lejuar që t`i zgjedhin vetë rrobat dhe kjo është diçka e shëndetshme.

3 arsyet përse duhet t`i zgjedhin vetë janë:

Vetëshprehje

Rrobat reflektojnë personalitetin dhe e lejojnë fëmijët të shfaqë atë që është.

Autonomi dhe vendimmarrje

Zgjedhja e rrobave i fuqizon fëmijët të bëjnë zgjedhje dhe të marrin vendime.

Vetëbesim dhe vetëvlerësim

Të ndjerit mirë në atë që veshin i rrit vetëbesimin dhe i përmirëson imazhin për veten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


10 shprehjet që nuk u thuhen fëmijëve

“Eja rregullojmë shtëpinë, se mos vjen njeri”