MENU
klinika

Studimi

Agjërimi për tri ditë mund të rigjenerojë të gjithë sistemin imunitar

18.03.2024 - 08:15

Studimi amerikan mbi agjërimin gjatë muajit të Ramazanit ka sjellë vëmendje të madhe në lidhje me përfitimet shëndetësore të kësaj praktike. Agjërimi, duke përfshirë ciklet e zgjatura të mosngrënit, ka potencial të ndikojë pozitivisht në shëndetin fizik dhe mendor të njeriut.

Një nga përfitimet kryesore të agjërimit në Ramazan është ndihma në humbjen e peshës dhe përmirësimin e metabolizmit. Në studimin amerikan, është zbuluar se ciklet e zgjatura të agjërimit jo vetëm që mbrojnë nga dëmtimi i sistemit imunitar, një efekt anësor i kimioterapisë, por gjithashtu nxisin rigjenerimin e sistemit imunitar, shkruan The Telegrahp, transmeton Gazeta Shneta.

Gjatë çdo cikli të agjërimit, ky varfërim i qelizave të bardha të gjakut shkakton ndryshime që shkaktojnë rigjenerimin e qelizave të reja të sistemit imunitar me bazë qelizat burimore. Përveç kësaj, sipas studiuesve agjërimi i zgjatur mbron gjithashtu nga toksiciteti. “Duke qenë se kimioterapia shpëton jetë, ajo shkakton dëme të konsiderueshme anësore në sistemin imunitar. Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se agjërimi mund të zbusë disa nga efektet e dëmshme të kimioterapisë”, tha bashkautorja Tanya Dorff.

Në bazë të testimeve klinike, periudhat e gjata të mosngrënit kanë treguar ulje të numrit të qelizave të bardha të gjakut, duke ndihmuar në riciklimin e qelizave imune të vjetra dhe të dëmtuara dhe duke stimuluar prodhimin e qelizave të reja të sistemit imunitar me bazë qelizat burimore. Kjo ka implikime të mëdha për plakjen më të shëndetshme dhe për të mbrojtur nga sëmundjet, duke përfshirë edhe rritjen e tolerancës ndaj kimioterapisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis nesër muaji i Ramazanit

5 përfitimet shëndetësore të Agjërimit