MENU
klinika

Rama: I jep zgjidhje dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare

Drejt përfundimit ura e re e Kukësit

03.03.2024 - 11:43

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar momentet e fundit të punës për ndërtimin e urës së re të Kukësit.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se kjo urë, jo vetëm që i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, por edhe sjell një shenjë kuptimplotë për të gjithë udhëtarët.

“Mirëmëngjes dhe me momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, po sjell edhe një shenjë të bukur kuptimplotë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë, ju uroj të diel të këndshme”, shkruan kryeministri Rama.