MENU
klinika

“Oj Kosovë, oj nëna ime”

Shqiptari shkëlqen me këngën në “American Idol”!

03.03.2024 - 12:10

Një shqiptar nga Kosova ka mahnitur me zërin e tij jurinë e konkursit “American Idol”, por njëkohësisht ka prekur me historinë e tij.

Prej 6 vitesh ai jeton në Brooklyn në SHBA dhe nuk takon dot nënën e sëmurë. Për shqiptarin, me emrin e artit Kim, kënga është shërim për shpirtin dhe ai po vazhdon pasionin e nënës së tij.

“Mamaja ime tha që kur linda, që unë do bëhesha artist”, thotë ai.

Dy vite pas Kim lindi, nëna e tij u sëmur dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Të gjithë i thonë Kim se ka zërin e nënës së tij.

“Unë nuk e kufizoj veten, unë mund të këndoj gjithçka. Ashtu si do të këndoja Whitney Houston”, tha ai.

Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime’, ndërsa një përshëndetje pati edhe për nënën e tij. Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës.

Kur ai i pa për herë të parë jurinë tha: “Më dukej si një ëndërr, por kisha shumë nevojë që dikush të më godiste një shuplakë,” tha ai. “Ishte padyshim diçka që më bëri të ndihesha i gjallë sepse kisha nevojë për të pas kaq shumë vitesh luftë, më bëri të ndihem mirë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Këngëtaret shqiptare po e djegin"

“The New York Times” shkruan për Melinda Ademi