MENU
klinika

Ndryshimi i motit, një nga shkaktarët kryesorë

Si të shpëtosh nga buzët e çara?

19.03.2024 - 08:03

Ndonjëherë nuk ka fare rëndësi moti apo sezoni që buzët të thahen. Kur buzët janë pa jetë duket sikur i gjithë grimi dhe përpjekja për t’u dukur mirë ikën kot, ndaj ekspertët kanë gjetur një mënyrë, që do vlejë si rutinë kur gjendja e buzëve është e keqe.

Kjo radhë përdorimi produktesh është vërtetuar të jetë efektive dhe nuk është e nevojshme të përdoret gjithë kohës, vetëm një herë në 2 javë për të ruajtur efektin afatgjatë.

Si fillim, mbani mend se buzët e çara shkaktohen nga një sërë faktorësh, duke nisur nga moti i thatë, ekspozimi ndaj alergjenëve, diellit, infeksionet mykotike, ose lëpirja e shpeshtë e buzëve. Kujdesi ndaj buzëve duhet të nisë nga kujdesi në ekspozim, e më pas mund të vazhdojë me rutinën që do ju listojmë më tej.

Duhen larguar qelizat e vdekura nga buzët, ndaj nisja e rutinës fillon me scrub. Gjej produktin që është krijuar për buzët dhe i pastron me delikatesë.

Apliko serum me acid hylauronik në buzë për të luftuar rrudhat.

Çdo ditë përdor zbutës për të shmangur dëmtimin e tyre. Ky veprim duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme për kujdesin ndaj buzëve

Përdor SPF edhe në buzë. Dielli është një nga shkaktarët kryesorë të problemeve me buzët, ndaj merr masa për ta shmangur.

Në mbrëmje, para se të flesh apliko produkte që kanë bazë petroleum (si vazelina).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN