MENU
klinika

Ja si do të funksionojë

Sri Lanka fillon integrimin e AI në arsimin shkollor

21.03.2024 - 08:24

Sri Lanka ka filluar integrimin e inteligjencës artificiale (AI) në arsimin shkollor, thuhet në një deklaratë zyrtare, transmeton Anadolu.

Ministria e Arsimit e vendit ishullor nënshkroi një marrëveshje me Microsoft për të filluar një projekt pilot për të integruar AI-në në kurrikulën shkollore.

“Kjo iniciativë do t’u ofrojë studentëve mbi klasën e tetë mundësinë për të gërmuar në AI brenda fushës së Teknologjisë së Informacionit”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Arsimit Susil Premjayantha ka thënë se vendi pret të zbatojë plotësisht programin deri në vitin e ardhshëm.

Fillimisht, projekti do të shtrihet në 20 shkolla në 20 rrethe, me një “angazhim për të siguruar klasa të përshtatshme dhe pajisje teknike të nevojshme”.

“Një ekip i dedikuar nga Microsoft do të zgjerojë mbështetjen për të lehtësuar aktivitetet edukative në internet”, njoftohet në deklaratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale

Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”