MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka mjekime bimore për pezmatimin e mëlçisë?

26.04.2024 - 11:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ka mjekime bimore për pezmatimin e mëlçisë?

Mjeku: Janë sëmundje të mprehta apo kronike, gjatë të cilave dëmtohen qelizat e mëlçisë së zezë dhe çrregullohet funksioni i tyre. Nga këto melciaçrregullime vuan jo vetëm organi i mëlçisë së zezë, por tërë organizmi i njeriut. Kjo ndodh se mëlçia e zezë është një organ jetik që kryen funksione shumë të rëndësishme. Mëlçia është organi më i madh i organizmit dhe gjendet në anën e djathtë të barkut, nën brinjë. Ajo kryen shumë funksione, si: prodhon tëmthin, vitaminën A, substancat për kuagulimin e gjakut. Ato diagnostifikohen vetëm nga mjeku specialist nëpërmjet analizave. Për të sëmurët me mëlçi të zezë rekomandohen ushqime pa yndyrë: ushqimi të jetë i tretshëm, i lehtë, i pasur me vitamina. Të përdoren patate, zarzavate, perime, mish i zier pa dhjamë etj.

Kura popullore

Limoni. Çdo ditë esëll në mëngjes 1 orë para buke pihet lëngu i një kokrre limoni dh e1 lugë gjelle me mjaltë për 30 ditë.

Gjemb gomari është një bimë që ka dhënë rezultate të mira për mëlçinë e zezë dhe për hepatitin. Merrni 5 lugë gjelle nga kjo bimë dhe e zieni në 5 gota ujë për 20 min. Pasi kullohet, pini 2 herë në ditë nga 1 gotë të ëmbëlsuar me mjaltë.

Merrni 2 patëllxhana, pritini në katërsh dhe ziejini me 1 litër ujë për 20-25 minuta. Pastaj kullojeni dhe pini 3 herë nga 1 gotë në ditë, para buke. Patëllxhani ka ngjyrën e zezë të mëlçisë dhe formën e saj, prandaj thuhet se shëron edhe këtë organ.

Merrni 2 kokrra të bimës argjinare dhe i shtypni. Ziejeni në 1 litër ujë. Lëngu që mbetet, kullohet dhe jepjani të sëmurit nga 3 filxhanë kafeje në ditë. Këtë e përdorni me sheqer dhe mjaltë.

Pelini. Këtë bimë e kanë përdorur për disa sëmundje si qetësues të dhimbjeve në disa organe, sidomos në mëlçinë e zezë, në verdhës etj. Zieni 1 lugë kafeje në 1 gotë ujë. Ky lëng si verë, pihet 1 gotë e vogël para buke.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.