Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje ditën e djeshme për një mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se kontinenti nuk duhet të bëhet vasal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke paraqitur vizionin e tij për një Bashkim Evropian më të sigurt në skenën globale. Në një fjalim të shumëpritur për Bashkimin Evropian, Macron paralajmëroi se “Evropa jonë është e vdekshme dhe mund të vdesë”. Në një fjalim në Universitetin e Sorbonës të Parisit, presidenti 46-vjeçar tha se beteja për të ndërtuar një Evropë të fortë ishte larg fitores dhe ekzistonte rreziku që Evropa të mbetej prapa rivalëve globalë në dekadën e ardhshme. Ai paralajmëroi se presionet ushtarake, ekonomike dhe të tjera mund të dobësojnë dhe përçajnë bashkimin e 27 vendeve. “Evropa jonë është e vdekshme sot dhe mund të vdesë. Mund të vdesë dhe varet vetëm nga zgjedhjet tona,” tha Macron.
Pika e kthesës
Europa, siç vlerësohet nga Macron, është në një pikë kthese dhe duhet të bëjë më shumë për të qëndruar në garë me rivalët globalë që po armatosen me shpejtësi. “Ne duhet të ndërtojmë një koncept strategjik të mbrojtjes së besueshme evropiane për veten tonë”, tha Macron. Ai paralajmëroi gjithashtu se ekziston rreziku që Evropa të bjerë prapa ekonomikisht në kontekstin e parimeve globale të tregtisë së lirë, të cilat konkurrentët e mëdhenj i kanë vënë në pikëpyetje, dhe për këtë arsye ajo duhet të rishqyrtojë modelin e saj të rritjes. Evropa, theksoi ai, “nuk është e armatosur kundër rreziqeve me të cilat përballemi” në një botë ku “rregullat e lojës kanë ndryshuar”. “Gjatë dekadës së ardhshme ekziston një rrezik i madh që Evropa të dobësohet ose të shtypet,” paralajmëroi Macron. Ai i bëri thirrje Evropës që përfundimisht të heqë qafe statusin e “pakicës strategjike” që e bënte atë shumë të varur nga Rusia për energjinë dhe SHBA për sigurinë. “Si mund të ndërtojmë sovranitetin tonë, autonominë tonë, nëse nuk marrim përgjegjësinë për zhvillimin e industrisë sonë të mbrojtjes evropiane”, pyeti Macron dhe tha se Evropa “duhet të tregojë se nuk është një vasal i SHBA-ve dhe se ajo di të flasë me të gjitha rajonet e tjera të botës.”
Lufta në Ukrainë
Ai e sheh luftën në Ukrainë si kërcënimin kryesor të sigurisë për Evropën. Macron tha se Rusia nuk duhet të lejohet të fitojë në Ukrainë dhe bëri thirrje për një rritje të aftësive evropiane të sigurisë kibernetike, lidhje më të ngushta të mbrojtjes me Britaninë pas Brexit dhe krijimin e një akademie evropiane për të trajnuar personelin e lartë ushtarak. “Kushti që është absolutisht i nevojshëm është që Rusia të mos e fitojë këtë luftë agresioni”, tha Macron. Ai tha gjithashtu për Rusinë se pas pushtimit të Ukrainës ajo sillet “pa u tërhequr” dhe se nuk është më e qartë se ku i vendos Moska “kufijtë” e veprimeve të saj. Ai e quajti Brexit-in një nga “krizat e paprecedentë” me të cilat është përballur Evropa vitet e fundit dhe se ishte “një shpërthim, efektet negative të të cilit nënkuptojnë se sot askush nuk guxon të propozojë ndonjë dalje, as nga Evropa dhe as nga eurozona”.
Çështja e migrantëve
Macron thirri gjithashtu një koncept strategjik dhe një iniciativë të besueshme të mbrojtjes të përbashkët për 27-të. Guri themeltar i këtij evolucioni mund të jetë ndërtimi i një mburoje antiraketë, e kombinuar me “një siguri kibernetike evropiane dhe aftësi të mbrojtjes kibernetike “dhe një “preferencë të Bashkimit Evropian në blerjen e pajisjeve ushtarake”. Kjo përpjekje, sipas presidentit francez, duhet të financohet me një kredi në nivel komunitar. Në fjalën e tij, banori i Elysee iu referua edhe çështjes së migrantëve, duke shpresuar për një koordinim dhe një “politikë të vërtetë” të përbashkët për të gjitha vendet e Bashkimit për t’u zbatuar falë një konsolidimi të marrëdhënieve me shtetet e origjinës dhe të tranzitit dhe për luftën kundër rrjetit të trafikantëve të qenieve njerëzore. Po ashtu ai e quajti Brexit-in një nga “krizat e paprecedentë” me të cilat është përballur Evropa vitet e fundit dhe se ishte “një shpërthim, efektet negative të të cilit nënkuptojnë se sot askush nuk guxon të propozojë ndonjë dalje.