MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë i bën alkooli mikrobiomës sime të zorrëve?

23.04.2024 - 10:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë i bën alkooli mikrobiomës sime të zorrëve?

Mjeku: Efekti i alkoolit në trup mund të konsiderohet një çështje e diskutueshme. Ndërsa është e qartë se pirja e një koktejli çdo ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës dhe ciklin e gjumit. Me ardhjen e tetorit, mund të jetë koha për të reflektuar për çdo gotë pije alkolike.

“Njerëzit gjithmonë duan të dinë, çfarë i bën alkooli mikrobiomës sime të zorrëve?”, thotë gastroenterologu dhe autori i librit të gatimit Will Bulsiewicz, në një video të fundit në Instagram. “Epo, është shumë e qartë se konsumimi i rëndë i alkoolit është i dëmshëm për zorrën tonë”.

Bulsiewicz shpjegon se si konsumimi i alkolit vetëm gjatë një nate mund të ndikojë në zorrë, si dhe mënyra të përshtatshme për të përfshirë alkoolin në një model të shëndetshëm të ushqyerjes.

Sipas një studimi, rezultati i të cilit ishte se, brenda 30 minutave nga pirja e alkoolit, vihej re se nivelet e endotoksinës bakteriale (toksinë që mund të shkaktojë inflamacion) fillojnë të rriten.

Alkooli që shkakton inflamacion në trup nuk është një lajm tronditës, por ajo që është befasuese është ndikimi i tij i drejtpërdrejtë në zorrë. Një studim i vitit 2021 i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave Molekulare, gjithashtu mbështet studimet e mëparshme mbi alkolin. Ky studim tregon se konsumimi i rregullt i alkoolit mund të ndryshojë përbërjen tuaj të mikrobiomës, e cila lidhet me problemet e tretjes, si lëvizjet e parregullta të zorrëve dhe diarreja.

Por,mos u dekurajoni: për shumicën e njerëzve, një pije e rastësishme mund të përfshihet në një model ushqimi të shëndetshëm. Bulsiewicz madje pranon në mbishkrimin e videos së tij në Instagram se ai “do të pijë ende një birrë ose një gotë verë me miqtë e tij”, por të qenit i ndërgjegjshëm është çelësi. Pirja e alkoolit me moderim është mënyra më e mirë për ta shijuar atë në dietën tuaj të shëndetshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN