MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam një shenjë gjaku të mpiksur në mëlçi. A është e nevojshme të bëj biopsi?

22.04.2024 - 11:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam një shenjë gjaku të mpiksur në mëlçi. A është e nevojshme të bëj biopsi?

Mjeku: Për sa i përket dhimbjeve që keni, sigurisht që kanë të bëjnë me stomakun, me erozionet që ka ose gërvishtjet, gastrit eroziv quhet. Aspirina ose antiinflamatorët josteroid janë shkaktarë kryesorë i këtyre erozioneve. Për sa i përket formacionit që keni në mëlçi, nuk është shkaktari i dhimbjes, mëlçia çfarëdo sëmundje të ketë, nuk dhemb, sepse nuk ka mbaresa nervore. Duhet të jeni më e qartë në përcaktimin e diagnozës që ju është bërë në skaner. Në qoftë se është hemangiomë, si rregull nuk rekomandohet biopsia. Nuk e di nëse keni edhe gurë në tëmth, pasi zakonisht ato japin dhimbje në anën e djathtë dhe që hapet deri në shpatullën e djathtë, gjithashtu edhe dhimbjet e stomakut hapen në shpatull. Në këto raste bëhet një konsultë mes mjekut përkatës që ka dhënë aspirinën dhe gastrohepatologut, për të parë nëse duhet ta përdorësh apo jo aspirinën. Nëse nuk mund ta ndërpresim, atëherë duhet të marrësh vazhdimisht ilaçe mbrojtëse të stomakut. Për mëlçinë duhet të më shkruash termin e saktë. Në rastin e hemangiomave, që është mpiksje ose mund të themi një enë gjaku në mëlçi e zmadhuar, nuk rekomandohet biopsia, sepse aty është gjak dhe mund të krijojë hemorragji. Në qoftë se është tumor beninj, duhet të më shkruash emrin, sepse tumori është tjetër gjë dhe hemangioma është tjetër gjë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.