MENU
klinika

Politikani serb ngre alarmin

Vuçiç do ndërhyjë me ushtri në Kosovë?

06.04.2024 - 10:57

Politikani serb Nikolai Sanduloviç, ishte mbrëmjen e të premtes i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku tha se ndihet i brengosur që kërcënimet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës nuk po merren seriozisht.

Duke komentuar deklaratën e Vuçiçit i cili është shprehur se do të presë momenti e duhur për të ndërhyrë në Kosovë, Sandulaviç tha se një gjë e tillë do të ishte një kërcënim për të gjithë rajonin, pasi një konflikt i tillë mund të prekte edhe Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe disa pjesë të Maqedonisë.

Megjithatë sipas tij më shqetësuese ishte deklarata e presidentit serb i cili është shprehur që nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që ka nënshkruar marrëveshjen se nuk ka për të qenë ndalesë për Kosovën në euro-integrime dhe në institucionet ndërkombëtare. Sipas Sanduloviç kjo tregon se Vuçiç po blen kohë për një strategji të cilën e di ai dhe presidenti i Rusis, Vladimir Putin.

“Çështja është e ndërlikuar, shumë e hapur dhe si çështje shumë rrezikshme që ka të bëjë me sigurinë e të gjithë rajonit sepse është absurde të mendohet, nëse, sipas të disa përllogaritjeve të komunitetit të shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë, në rast konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ky konflikt do të përhapët edhe në Mal të ZI, edhe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe jam i sigurt edhe në disa pjesë të Maqedonisë.

Ajo që më brengos është se askush s’ka reaguar seriozisht lidhur me pohimet e tij, që ai nuk ka për të njohur pavarësinë e Kosovës, ndonëse në Marrëveshjen e Ohrit ka pjesë ku thuhet se ai nuk ka për të ndalur Kosovën në euro-integrime dhe në institucionet ndërkombëtare. Kjo flet që ai qartazi po blen kohë dhe ka një strategji të cilën e di vetëm ai ose është e njohur vetëm për të dhe Putinin.

Ndërsa ajo që më brengos më së shumti në këtë moment është fakti se e gjithë opozita, përveç Partisë Republikane dhe ndoshta 2 organizata të vogla, lëvizje, të cilat absolutisht kanë mendime të kundërta lidhur me qëndrimet që i potencon Vuçiqi për sa i përket eskalimit të konfliktit dhe të një jo fuqishme ndaj pavarësisë së Kosovës, është se kjo opozitë e rremë, e cila ishte pranuar në Parlamentin Evropian mbështet pohimet e njëjta.

Unë madje i kam publikuar. Keni absolutisht qëndrime të njëjta edhe të koalicionit “Shpresa” dhe “Serbia kundër dhunës”, e t’i mos numëroj të gjitha tash, pra të gjithë kanë qëndrime identike se Kosova ende është pjesë e Serbisë, që është pjesë e pandashme dhe se ata do të bëjnë gjithçka që Kosova edhe më tutje të mbahet nën dhe të kthehet nën ombrellën e Serbisë. Kjo është ajo që është brengos. E dyta është heshtja absurde absolute, heshtje e zëshme që ne mund ta dëgjojmë nga Bashkimi Evropian dhe disa zyrtarë amerikan, të cilët si të mos ishin të interesuar të dëgjojnë ose nuk kuptojnë çfarë mesazhe të qarta dërgon Vuçiçi. Pra, për mua këto janë indikatorë shumë brengosës të asaj që do të mund të pasonte”, tha Sanduloviç.