MENU
klinika

Ja pse ndodh

6 arsyet e mundshme pse keni neps për ushqimet pikante

11.05.2024 - 08:03

Kemi dëgjuar shpesh për njerëz që pëlqejnë gjërat e ëmbla, të kripura dhe ca më rrallë ata që duan ushqimet pikante. Kjo mund të jetë një dëshirë e befasishme, që duket se nuk ndodh pa arsye.

“Dëshirat tona mund të jenë një shenjë e asaj që mund t’i mungojë trupit ose se çfarë mund t’i nevojitet,” shpjegon dietologia Jennifer Hernandez. Kjo nuk do të thotë që çdo dëshirë duhet të përmbushet menjëherë, por ne duhet ta vlerësojmë këtë ndjesi dhe të sigurohemi që po i japim trupit tonë atë që i nevojitet.

Por, pse keni dëshirë për ushqim pikant? Ja gjashtë arsyet e mundshme.

#1 Fajësoni hormonet tuaja

Dëshira për ushqim pikant gjatë shtatzënisë është mjaft e zakonshme dhe shpesh kjo ndodh nga luhatjet hormonale ose thjesht një dëshirë për shije më të fortë. Edhe nëse nuk jeni shtatzënë (ose me menstruacione), me siguri jeni duke përjetuar ndryshime të tjera hormonale që nxisin dëshirat për ushqime pikante.

#2 Jeni sëmurë

Dëshira për ushqim pikant lufton të ftohtin apo hundët e bllokuara, pasi nxehtësia që shkakton rrit temperaturën e trupit e kësisoj, ndihmon në pjesën e shëndetit nëse jeni me virozë, temperaturë etj.

#3 Keni shumë nxehtësi në trup

Duke shtuar ushqime pikante në regjimin tuaj ushqimor, ju ndihmoni trupin që të djersijë. Mos harroni që ushqimet pikante ndihmojnë që të qëndroni të hidratuar gjatë sepse shtojnë etjen e vazhdueshme për ujë.

#4 Është një lidhje mes shëndetit mendor ose anës emocionale

Ndonjëherë, dëshirat janë një çelës për shëndetin mendor, pse jo dhe atë fizik. Ushqimet pikante shpesh çlirojnë endorfinë, hormonin që ndihmon në luftimin e këtyre ndjenjave apo problemeve të ndryshme mentale.

#5 Ushqimi pikant është pjesë e kulturës suaj

Kuzhina apo kultura të ndryshme në botë, e kanë pjesë të pandarë ushqimin pikant, ndaj duket i pashmangshëm konsumimi i tyre.

#6 Jeni të mërzitur

Dëshira për ushqime pikante ndodh edhe kur jeni të mërzitur, por edhe nga dëshira për të provuar një larmishmëri recetash të reja, bashkë me kompleksitetin e shijes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN