MENU
klinika

Ja komentet për koncertin e Noizyt

‘Dështim’/“Alpha Show III” s’mbushi dot stadiumin?

28.06.2024 - 13:29

Noizy organizoi mbrëmjen e kaluar koncertin “Alpha Show III” në stadiumin ‘Air Albania’. Të ftuar ishin emrat më të mirë të muzikës, duke filluar nga Tayna, Dafina Zeqiri, Era Istrefi e shumë të tjerë. Çdo këngë, moment dhe performancë u postua në rrjetet sociale, por ajo që ra më shumë në sy ishte audienca, e cila la për të dëshiruar.

Duke parë nga pamjet, stadiumi nuk ishte plot, ashtu sikurse Noizy dhe ekipi i tij shpresonte të ishte. Shumë ulëse ishin bosh, e pjesa e publikut që ishte në këmbë, dukej e boshatisur.

Edhe komentet në rrjetet sociale, sidomos në “TikTok” e dëshmojnë atë, të cilët e krahasojnë me publikun që ishte në koncertin e Alban Skënderajt.

Ja disa prej tyre: