MENU
klinika

Është mirë t’i konsumoni në kohë stresi

Ushqime që veprojnë si antidepresantë për shëndetin tonë

11.06.2024 - 08:50

Një periudhë stresi intensiv mund ta çojë dikë drejt ngrënies së tepërt. Megjithatë, në realitet, ngrënia “emocionale” ofron vetëm një ndjenjë të përkohshme lehtësimi që mund të ketë një efekt negativ në ekuilibrin tonë mendor, si dhe në peshën tonë.

Por, janë disa ushqime funksionojnë vetë si antidepresantë dhe është mirë t’i konsumoni në kohë stresi.

Avokado
Ky frut përmban, ndër të tjera, luteinë, beta-karoten, vitaminë E dhe acid folik dhe mbron trupin tonë kundër stresit intensiv. Ai është gjithashtu i pasur me yndyrna, domethënë me yndyrna të dobishme të pangopura.

Arra
Arrat, përveçse janë një ushqim me vlera ushqyese që i sjellin dobi trurit tonë në mënyra të ndryshme, mund të na japin edhe një gjumë të qetë. Së pari, ato përmbajnë melatonin, e cila duket se rrit përqendrimin e këtij hormoni në gjak.

Çaji jeshil
Çaji jeshil është vërtetuar shkencërisht se ndikon në nivelet e serotoninës në tru, të cilat janë përgjegjëse për humorin tonë të mirë. Dy filxhanë çaj jeshil në ditë janë ideale!

Nga kremrat kundër diellit te pirja e duhanit

Tetë zakone të këqija që na bëjnë të plakemi më shpejt

E vërteta tronditëse pas ‘rregullit të 5 sekondave’

Çfarë ndodh kur ushqimi bie në dysheme

Nga humbja në peshë, te lënia e cigares

Si të ulni nivelet e larta të yndyrnave në gjak