MENU
klinika

“Nuk rri në telefon”

Dukagjin Lipa flet me krenari për Duan: Lexon shumë

25.07.2024 - 09:20

Babai i Dua Lipës, Dukagjini, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Rubikon”, ku ka folur gjerë e gjatë për të bijën. Si menaxher i saj, ai ka folur për sukseset e mëdha që ka arritur Dua ndër vite.

Veç tjerash, Dukagjini na zbuoi një detaj që nuk e dinim, për Duan. Siç tregon ai, në kohën e lirë ylli shqiptar nuk rri në telefon por lexon shumë libra. Ai theksoi se krijuesja e hitit “Levitating” ka lexuar që kur ishte fëmijë.


“Edhe si fëmijë ka lexuar shumë, në çdo udhëtim, në aeroplan, nga aeroporti në hotel, ajo lexon”, është shprehur Lipa.

Dukagjin Lipa aktualisht ndodhet në Kosovë, ku do të mbahet edhe festivali vjetor i “Sunny Hill Festival”, i organizuar nga vetë familja “Lipa” ku gjithashtu do të ketë të ftuar special, si: Bebe Rexhën, Stormzy, Burna Boy, DJ Snake etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dua Lipa flet për festivalin e famshëm

A do të mbahet “Sunny Hill” në gusht?