MENU
klinika

Mos harroni biletat...

Del lista e plotë e artistëve të “Sunny Hill Festival”

19.07.2019 - 14:21

Organizuar nga Dukagjin Lipa dhe Dua Lipa edhe këtë vit pritet që në Kosovë të zhvillohet festivali i njohur i muzikës “Sunny Hill”.

Koncerti i cili premton shumë surpriza do të mbahet në datat 2,3 dhe 4 në Prishtinë.

Pjesë e tij do të jenë disa këngëtarë shqiptarë dhe artistë të njohur të muzikës në të gjithë botën.

Deri më tani ishte zbuluar se Miley Cyrus do të jetë e ftuara speciale e këtij viti tashmë është bërë zyrtare lista e plotë.

Dua Lipa nëpërmjet një postimi në Instagram ka zbuluar se pjesë e koncertit 3 ditor do të jenë një numër i gjatë artistësh.

Mes tyre Gashi, Calvin Harris, Mc Kresha, Ledri Vula, Ylli Limani dhe shum të tjerë.

Biletat kanë nisur të shiten dhe bëni mirë të rezervoni tuajën sa më shpejt.