MENU
klinika

“Arsyeja pse e dua New York janë shqiptarët”

Rita Ora krenare me Duan, Beben, Avan

11.07.2024 - 13:35

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka qenë e ftuar në emisionin “IHeart Radio” ku ndër të tjera ka shprehur dashurinë që ajo ka për njerëzit e kombit shqiptar, në New York dhe artistet shqiptare që po korrin sukses në mbarë botën.

E pyetur për shqiptarët dhe komunitetin e tyre në New York, Rita tha: “O Zot, kjo është një ndër arsyet përse e dua shumë New Yorkun. Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët e mi në New York”.

Gjatë intervistës, interpretuesja e hitit “Anyëhere” u pyet edhe për artistet shqiptare si Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max, artiste mjaft të njohura që numërojnë dhjetëra hite në mbarë botën.

“Jemi shumë nga ne tani. Bebe Rexha, ne e duam atë, natyrisht një tjetër artiste e madhe – Dua Lipa. Kë tjetër kemi? Ava Max, gjithashtu”, u përgjigj Rita me entuziazëm.

Këngëtarja theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të njëra-tjetrës në një industri konkurruese dhe vlerësoi talentet dhe arritjet e kolegeve të saj shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimet e famshme të muzikës botërore

Artistet shqiptare ‘pushtojnë’ “iHeartRadio”

Nga prezantuesja te tre të nominuarat në të njëjtën kategori

“MTV Awards” ‘pushtohet nga artistet shqiptare


Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!