MENU
klinika

Luajnë të gjithë dhe pak

ANALIZA/ Inzagi ndryshon skemë me Interin

04.10.2024 - 19:40

Le ta nisim nga fundi. Nga e ardhmja: Në Romë, pas pushimit të kombëtareve mes të grumbulluarve do të jetë për herë të parë në këtë sezon edhe Bjukenën. Shumë shpejt do të ketë minuta edhe ai. Sepse kështu funksionon Interi këtë vit. Kështu ka vendosur Simone Inzagi dhe rezultatet po i japin të drejtë, mbrëmja me Cervena Zvezdën e demonstroi. Kjo është rruga e vetme, kështu mendon trajneri.

Ndoshta mund të konsiderohet metoda anti-Napoli, për t’ju përgjigjur ritmeve të larta të një skuadre si ajo e Kontes që ka vetëm një impenjim. Interi ka për detyrë që të menaxhojë energjitë psiko-fizike duke alternuar lojtarët që ka në dispozicion në mënyrë thuajse shkencore. Kjo është ideja, në rast se nuk ka dëmtime.

NUMRAT- Ndryshimi i tendencës në krahasim me Interin e sezonit të kaluar konfirmohet edhe nga shifrat. Inzagi e premtoi në fillim dhe po e vendos në praktikë. Duke marrë në krahasim statistikat e 8 ndeshjeve të para sezonale të sezonit 2024-2025 (6 në kampionat dhe 2 në Champions) me ato të sezonit 2023-2024, kuptohet që Inzagi është duke menaxhuar minutazhin e disa lojtarëve që konsideroheshin të paprekshëm për yllin e dytë. Specifikisht, Lautaro, Barela, Mkitarian, Çalhanoglu, Dimarko dhe Bsatoni.

Të gjithë kanë luajtur më pak në krahasim me një vit më parë. Të gjithë kanë humbur të paktën një ndeshje për motive teknike. Vendimi duhet lexuar në prospektivë. Inzagi është i bindur që rrotacioni do të sjellë rezultate pozitive në verë, kur Champions-i dhe kampionati do të futen në fazë vendimtare. Sigurisht që kjo lëvizje është bërë edhe për faktin që janë afruar futbollistë si Zielinski dhe Taremi. Hapi drejt cilësisë në krahasim me sezonin e kaluar është evident.

Por nuk është vetëm aspekti fizik për të shpjeguar arsyetimin e Inzagit. Është edhe një lëvizje për të mbajtur të gjallë një skuadër që është e përbërë nga kampionë. Të gjithë lojtarët mendojnë se mund të gjejnë hapësirë. Kështu evitohen edhe pakënaqësitë.

Kështu garantohet edhe rritja e lojtarëve si Bisek dhe Asllani, për të cilët minutazhi është rritur ndjeshëm 12 muaj më vonë. Edhe zgjedhja për të luajtur me 2 sulmuesit Taremi Arnautoviç në Champions ishte një tjetër shembull. Akoma? Lautaro Martinez nuk ka luajtur nga fillimi asnjë ndeshje Europiane. Interi është rritur dhe e ka konfirmuar këtë duke mos u varur nga asnjë lojtar. Sigurisht që një vëzhgim specifik e do Çalhanoglu, që kur mungon skuadra nuk xhiron ashtu siç duhet.

RRUGËTIMI- Menaxhimi i Inzagit është total dhe vjen edhe brenda një ndeshjeje, jo vetëm në zgjedhjet fillestare. Dhe ky është kalimi më delikat, ku trajneri duhet të gabojë sa më pak të jetë e mundur. Interi ka evoluar në krahasim me një vit më parë. Kjo është rruga që do të ndiqet dhe nuk ka vend për t’u kthyer pas. Për ta kuptuar, nga formacioni që luajti me Cervena Zvezdën tek ai që do të luajë kundër Torinos të shtunën do të jenë 6 ndryshime. Do të rikthehet dyshja “Tu-La”. Por edhe nëse ata nuk janë në fushë golat mund t’i garantojnë si Taremi ashtu edhe Arnautoviç. Inzagi ka nisur një sfidë brenda skuadrës ku do të fitojë demokracia. Do të luajnë më pak, por do të luajnë të gjithë. \GENTJAN ALINANI

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk e shijoj kohën e lirë"

‘Zbrazet’ Mourinho: Jam zjarr përbrenda!