MENU
klinika

Shenjë e diçkaje më problematike

Çfarë fshihet pas fryerjes së zakonshme të barkut

27.10.2024 - 08:50

10% deri 30% e popullsisë vuan nga fryrja e barkut. Problemet me tretjen, menstruacionet, kapsllëku dhe alergjitë ushqimore janë shkaqet më të zakonshme të fryrjes dhe zakonisht janë të përkohshme. Sidoqoftë, nëse bëhet kronike, atëherë mund të jetë një shenjë e diçkaje më problematike.

Me këtë artikull ne dëshirojmë të tërhqim vëmendjen tuaj për 3 probleme shqetësuese që mund t’ju bëjnë të ndjeheni të fryrë. Nëse fryrja bëhet kronike, ju këshillojmë të shihni një mjek dhe të mos filloni asnjë trajtim vetë.

Infeksioni i traktit urinar: Një infeksion i traktit urinar (UTI) mund t’ju bëjë të nxitoni shpesh për në banjë. Ndonjëherë madje mund të bëjë që personi të ndjehet sikur duhet të përdorë përsëri banjën menjëherë pasi të ketë përfunduar.

Mund të ndjehet si presion në bark, dhimbje ose fryrje. Ju gjithashtu mund të përjetoni ethe, të dridhura, të përziera dhe të vjella.

Gjakderdhja gjithashtu mund të shkaktohet nga infeksione të rënda në veshka.

Sëmundje të mëlçisë

Sëmundja e mëlçisë, e cila mund të shkaktohet nga përdorimi i alkoolit, hepatiti C ose kanceri, mund të çojë në grumullimin e lëngjeve dhe të shkaktojë fryrje.

Nëse fryrja është shkaktuar për shkak të një problemi në mëlçi, atëherë ju gjithashtu mund të ndjeheni të lodhur, ju krijohen shenja lehtë, ose mund të sëmureni me verdhëz. Nëse ky është rasti, duhet të kontaktoni menjëherë me një mjek.

Sëmundja inflamatore e zorrëve

Sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD) është një gjendje inflamatore që prek kryesisht zorrën e trashë dhe zorrën e hollë. Kjo mund të shkaktojë diarre, dhimbje barku dhe madje edhe fryrje.

Hulumtimet kanë treguar që njerëzit me sëmundjen e Crohn-it kanë më shumë gjasa të jenë intolerantë ndaj laktozës. Intoleranca ndaj laktozës mund të shkaktojë formacione gazi, të cilat më pas mund të çojnë në fryrje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse keni këto shenja, nxitoni të lini një takim tek mjeku

5 rastet kur fryrja e barkut mund të jetë diçka serioze


Nga vetitë e shumta për shëndetin, te mënyra e kultivimit

Ndryshimet mes çajit të zi dhe jeshil

Sezoni i qumështit të bletës

Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve