MENU
klinika

I mbaroi mandati në krye të NATO-s

Jens Stoltenberg i besohet posti i rëndësishëm mbi sigurinë ndërkombëtarë

08.10.2024 - 21:38

Keynote speech by NATO Secretary General, Jens Stoltenberg, participating in the Ottawa Conference on Security and Defence, organised by the Conference of Defence Associations (CDA).

Jens Stoltenberg, deri më tani Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Mynihut për Siguri, njërës prej platformave për të rëndësishme ndërkombëtare për politika të sigurisë.

Ai pritet të marrë këtë pozitë zyrtarisht pas konferencës së radhës, që do të mbahet në shkurt të vitit 2025.

Aktualisht shef i organizatës është Christoph Heusgen.

Për emërimin e tij është raportuar gjerësisht në javët e fundit, dhe tani lajmi është konfirmuar.

“Tërë jetën time politike ia kam dedikuar ruajtjes së paqes. Është nder i madh për mua që të shërbej si udhëheqës i Konferencës së Mynihut për Siguri, dhe të kontribuoj për misionin e saj ‘paqe përmes dialogut’”, ka thënë Stoltenberg përmes një deklarate.

Ai është larguar prej pozitës së shefit të NATO-s pas 10 vjetëve në atë rol, dhe ka qenë folës vazhdimisht në konferencë.

Konferenca e Mynihut për Siguri është themeluar më 1963.

Çdo shkurt, krerë shtetesh dhe kryeministra, ekspertë ushtarakë dhe përfaqësues të industrisë së armëve, mblidhen në kryeqytetin e Bavarisë, në jug të Gjermanisë, për të diskutuar politika të sigurisë.

“Me këtë reputacion botëror dhe eksperiencë të madhe, Jens do të udhëheqë konferencën, për ta bërë edhe më të rëndësishme në botë”, ka thënë Wolfgang Ischinger, presidenti i Këshillit të Fondacionit, organ brenda Konferencës.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve