MENU
klinika

Çfarë këshillojnë specialistët e shëndetit mendor

Si duhet të reagojnë prindërit kur fëmija i mërzit

03.10.2024 - 08:50

Nga: Lira Gjika \I rrituri, kur ndien se shkalla e bezdisë dhe e nervozizmit të tij po shtohet nga veprimet e fëmijës, ose duhet të largohet, ose duhet të ruajë qetësinë dhe të ndihmojë fëmijën, që edhe ai të qetësohet dhe të pranojë kufizimin, i cili e bezdis apo e trishton.

Të gjithë specialistët e fushës të shëndetit mendor, këtu insistojnë, i rrituri të përpiqet të dallojë dhe njohë veprimet e veta në gjendje të caktuara, që të mund ti parandalojë. Kur reagohet ndaj fëmijës duhet kuptuar se cila situatë dominon: “acarimi i nervave” apo përgjegjësia? Gjithashtu në marrëdhënien me fëmijën, shpesh i rrituri, pushtohet nga një ndjesi për të mposhtur atë. Kjo ndjesi, është e pavetëdijshme, por nuk duhet anashkaluar.

Me pak vëmendje mund të arrihet të parandalohet veprimi nga nervozizmi dhe bezdia, kështu evitohet prishja e komunikimit dhe të qenit të huaj ndërmjet tyre.