MENU
klinika

Zbuloni përfitimet!

Vaj peshku për shëndetin e fytyrës, si ta përdorni

27.10.2024 - 08:50

Ajo ikën shpejt ndonëse pas saj rendin të gjithë. Bëhet fjalë për rininë, përkëdheljen e së cilës duam ta kemi gjithnjë në fytyrë e jo vetëm.

Kurat e ndryshme industriale premtojnë rini të zgjatur në kohë por me kosto të larta, ndërkohë që shumë produkte natyrale kryejnë të njëjtin funksion por me më pak para.

Le të marrim vajin e peshkut, një suplement i yndyrshëm që duhet marrë rregullisht në stinën e dimrit për të bërë imunitetin më të fortë. Ky vaj është një burim i përqendruar i acideve yndyrore Omega-3 të cilat i bëjnë mirë njeriut nga koka tek këmbët.

Këto amino acide janë të jashtëzakonshme për lëkurën, madje konsiderohen si thelbësore.

Përse duhet të përdorni vajin e peshkut në fytyrë

Aplikimi direkt në lëkurë i vajit të peshkut ka fituar një numër të madh tifozësh të fytyrës me shkëlqim rinor. Vaji i peshkut vonon procesin e plakjes së lëkurës.

Me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin e saj dhe varet, rrudhet, hollohet, e përthahet. Vaji i peshkut e bën lëkurën më të fortë, më elastike, më të pastër, zbeh dhe eliminon rrudhat dhe shenjat e para të moshës. Ky vaj e ushqen lëkurën dhe nxit prodhimin e kolagjenit.

Lëkurë më të ushqyer

Me kalimin e moshës lëkura përthahet dhe ka nevojë për acide yndyrore. Vaji i peshkut ndihmon lëkurën të prodhojë yndyrnat e veta që e ushqejnë atë së brendshmi. Ky vaj e përforcon ushqyerjen e lëkurës nga jashtë. Duke përdorur këtë vaj, ditët e thata të lëkurës do të ikin shpejt.

Pigmentimi i lëkurës

Kur lëkura prodhon më pak melaninë, në të shfaqen njolla të ndryshme. Këto njolla mund të trajtohen me acidet yndyrore tek vaji i peshkut i cili gjithashtu ndihmon në neutralizimin e prodhimit të melaninës.

Mbrojtje kundër diellit

Vaji i peshkut ndihmon të luftojë inflamacionin që shkaktohet nga ekspozimi i tepruar ndaj diellit. Ky i fundit mund të shkaktojë dëmtime të mëdha në lëkurë. Aplikimi i vajit të peshkut në lëkurë shmang pikërisht këto dëme.

Si të përdorni vajin e peshkut në fytyrë

Kjo është diçka krejt e lehtë. Ju nevojiten kapsula të vajit cilësor të peshkut (të cilat mund të jenë edhe pa aromë), një gjilpërë, një filxhan dhe një topth pambuku. Shpojeni kapsulën me gjilpërë dhe vajin e peshkut hidheni tek pambuku.

Me të lyeni të gjithë lëkurën, veçanërisht tek rrudhat, pjesa e thatë e lëkurës dhe njollat. Prisni 20 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrë.

Ky trajtim duhet bërë një herë në javë në mënyrë që të korrni të gjitha përfitimet e vajit të peshkut për një fytyrë rinore.

Nga vetitë e shumta për shëndetin, te mënyra e kultivimit

Ndryshimet mes çajit të zi dhe jeshil

Sezoni i qumështit të bletës

Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve