MENU
klinika

"Në Shqipëri të ngjisin atë që s'ke!"

Blendi Fevziu rrëfen historinë që i ka treguar Dritëro Agolli në ’93

17.12.2024 - 19:40

Dritëro Aglli dhe gruaja e tij e dytë Sadija ishin një çift i cili ndjenjën e dashurisë 52 vjeçare për njëri-tjetrin e kishin kult duke treguar që respekti është bazë e dashurisë.

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar sot një histori që shkrimtari ia ka treguar në vitin 1993 dhe sipas asaj që Dritëroi i ka thënë “kjo histori nuk ndryshon dhe nuk ka për të ndryshuar në historinë e Shqiërisë”.

Dritëro Agolli dhe gruaja e tij e dytë Sadija, u njohën në dasmën e Ismail dhe Helena Kadaresë. Në momentin që Dritëroi i propozoi vajzës nga Shkodra martesë, babai dhe vëllezërit e saj nuk ishin shumë dakord për martesën, pasi thoshin që “ky gazetar i ri thonë që pi shumë”. “Një ditë së bashku me Sadijen po shkonim në një kafene të Tiranës së asaj kohe, një kafene e shtëpisë së oficerëve kur duke u afruar pamë kamarierin që po vinte përballë nesh. E pyetëm “a është e hapur kafeneja”. Po na tha ai shkoni se janë nja tre veta, është edhe ai pijaneci Dritëro Agolli që po pi atje në një cep se ju e dini sa pi ai. U ktheva nga Sadija dhe i thashë, thuaj babait, që në Shqipëri të ngjisin atë që s’ke, të bëjnë me barrë edhe kur s’je, kështu që nga ai moment u lava me Sadijen dhe e mora. Edhe tani 30 vite më vonë (në 1993) asgjë nuk ka ndryshuar dhe pas 100 vitesh në Shqipëri do sajojnë njësoj”, ka treguar Fevziu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agolli, poeti i tokës, njeriut dhe... vdekjes.

“Ç’t’i bësh! S’më rrihet pa shkrepur një varg”

Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’


Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Një krijim mbi Historinë, Stilistin dhe Mjeshtërinë artizanale

“Ti, Xhubleta e Re!”