MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

Trajneri grek: Durmishaj na ka zgjedhur ne

04.03.2019 - 21:42

Një tjetër “mollë sherri” ka plasur mes FSHF-së dhe federatës greke të futbollit. Ndonëse para pak ditësh u përfol se Panucci ka rrëmbyer talentin shqiptar, duket se është e kundërta.

Sulmuesi shqiptar Fiorin Durmishaj, që po shkëlqen këtë sezon në Superligën greke me ekipin e Panioniost, nuk e ka zgjedhur ende Kombëtaren për të cilën do të luajë.

Mediet në vendin helen, një javë më parë deklaruan se ai e ka bërë zgjedhjen e tij, për të përfaqësuar Shqipërinë. Por, ndërkohë është trajneri i Kombëtares greke, Angelos Anastiadis, i cili ka folur rreth çështjes Durmishaj, është shprehur:

fiorin durmishaj
fiorin durmishaj

“Asgjë nuk bëhet pa dëshirën e lojtarit. I kam parë shumicat e ndeshjeve të Panioniosit. Fola me të pak ditë më parë. I thashë se jemi të interesuar të vinte në kombëtare.

Ka pasur shpresa për tek Shqipëria, por më tha se dëshiron të luftojë për vendin helen. Procedurat për pasaportën e tij kanë nisur, dhe besoj se do kemi një fund të lumtur.”

Në të njëjtën linjë, është edhe drejtori teknik i ekipeve kombëtare greke, i cili deklaron:

durmishaj fiorin
durmishaj fiorin

“Kemi folur me lojtarin dhe menaxherin e tij. Jemi në rrugën e duhur, dhe shpresoj se brenda javës, mund ta mbyllim këtë çështje, dhe me dëshirën e lojtarit, do vijë të luajë për Greqinë. Kemi kohë që e diskutojmë këtë gjë, dhe nuk kemi asgjë për të fshehur. Ky është realiteti.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN