MENU
klinika

The Hill

A është Trump kapitalist?

05.03.2019 - 09:41

Sipas standardeve historike, Presidenti Donald Trump nuk është kapitalist.

Kapitalizmi në Shtetet e Bashkuara shkaktoi një seri masive ndryshimesh në fillim të shekullit të 20-të, në vitet 1930 dhe në vitet 1960. E ashtuquajtura Epoka Progresive, dhe Epoka e Shoqërisë së Madhe solli kaq shumë ndryshime strukturore në rregullimin dhe rishpërndarjen e pasurisë dhe të fuqisë në sistemin tonë ekonomik, saqë nuk ka më kuptim t’i referohemi atij si kapitalist.

Shumë komentues i referohen sistemit tonë ekonomik si një “ekonomi mikse “, pra një ekonomi që është një përzierje e kapitalizmit dhe socializmit.

Pa dyshim, disa i referohen ekonomive mikes si një formë kapitalizmi, por kjo formë e nomenklaturës, “një ekonomi mikse kapitaliste”, nuk ka pasur kurrë kuptim. Për ato ekonomi, që ndodhen midis një ekonomie kapitaliste laissez-faire dhe një ekonomie socialiste ku mjetet e prodhimit janë në pronësi publike, ne thjesht i quajmë ato “ekonomi mikse”.

Duke pasur parasysh se Presidenti Donald Trump nuk bën thirrje për ndryshime thelbësore në strukturat rregullatore dhe rishpërndarëse në ekonominë amerikane, është më e saktë të thuhet se ai mbështet idenë e “ekonomisë mikse”.

Me të vërtetë, për shkak se ai nuk ka sfiduar në mënyrë thelbësore dy të tretat e buxhetit tonë i cili përbëhet nga programe të detyrueshme, është vërtetë pa sens të thuhet se Trump nuk e mbështet “ekonominë mikse”.

Në fushatën për zgjedhjet e vitit 2020, Trump e ka quajtur shumicën e demokratëve që konkurrojnë për president si socialistë. Njëri prej tyre, Sen Bernie Sanders, thotë se ai është Social-Demokrat. Pjesa tjetër, përfshirë Kamala Harris, Sen. Kirsten Gillibrand, Sen. Cory Booke dhe Sen. Amy Klobuchar, mohojnë se janë socialistë.

Në vend që ta quajnë Trumpin një kapitalist të pamëshirshëm ose të manipuluar, demokratët do të tregoheshin më të mençur nëse do ta thërrisnin Trump ashtu siç ata me të vërtetë mendojnë se është: një njeri që dëshiron ta dobësojë ekonominë mikes, duke forcuar pozicionin e korporatave dhe të pasurve, por sapo ata e quajnë kapitalist, i japin mundësinë atij që t’i quajë socialistë.

Këto çështje semantike vështirë se janë çështje që ju përkasin akademikëve. Përkundrazi, janë në qendër të politikës së fushatës dhe politikës në përgjithësi.

Trump është ekspert në përdorimin e frazave për të kritikuar kundërshtarët e tij.

Ndaj, është koha që demokratët të ndalojnë së etiketuari presidentin dhe republikanët në përgjithësi si kapitalistë të pamëshirshëm dhe të manipuluar dhe të gjejnë gjuhën që u mundëson atyre të bëjnë kritikat e tyre në mënyra efektive.

Nëse ata mendojnë se votuesit nuk mund të kuptojnë koncepte komplekse, atëherë ata janë në telashe.

Dave Anderson është redaktor i “Leveraging: Një Kornizë Politike, Ekonomike dhe Shoqërore” (Springer, 2014). Ai është gjithashtu autor i “Youth04: Votuesit e Rinj, Interneti dhe Fuqia Politike”. Ai ka dhënë mësim në Universitetin George Washington, Universitetin e Cincinnati, dhe Universitetin Johns Hopkins. Ai ishte një kandidat në 2016 në rrethin e 8-të të Kongresit të Merilendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Demokratët kundërshtojnë presidentin

“Trump po abuzon me pushtetin”