MENU
klinika

Djali i punon në fotokopje

“Leksioni” i Batistutës për fëmijët

05.03.2019 - 14:51

Ai është një legjendë, ka pará mjaftueshëm, pasi ka luajtur me skuadra si Fiorentina, Roma, Inter e deri në Katar, ku është paguar shumë mirë.

Ish-sulmuesi argjentinas nuk vuan nga ana ekonomike, ndaj shumë mendojnë se fëmijët e tij jetojnë në luks, por gabojnë, sepse është krejt e kundërta.

Për shembull, djali i tij i vogël, Hoakin, punon në një qendër fotokopjesh, ndërsa edhe fëmijët e tjerë punojnë në profesione të zakonshme, me të ardhura normale si shumë bashkëmosharët të tjerë.

Vetë Batistuta ka shpjeguar se nuk ka asgjë të keqe dhe ky është një “leksion” që u ka dhënë fëmijëve të tij, për t’i shtyrë të punojnë si të gjthë të tjerët, edhe pse nuk vuajnë ekonomikisht.

“Po, djali im punon në një qendër fotokopjimesh. Për mua, që fëmijët e mi të punojnë, është t’u dhuroj dinjitet, sidomos vetë atyre. Po t’u jap makinën dhe këtë mund ta bëj pa problem, nuk di nëse do të ndjeheshin të lumtur, nuk e di se sa do t’u zgjaste kjo lumturi.

Kur ata do të hipnin në makinë luksi dhe të kalonin në qendër të qytetit dhe do t’i shihin vajzat apo njerëzit, do thonin: Shihe çfarë makine! Ata menjëherë e kuptojnë se makina nuk është e tyrja.

E dinë që ‘të gjithë më shohin, por makinën ma dhuroi babi’. Ndaj ka një shije tjetër kur ai të ecë me makinën më pak të bukur, por thotë ‘këtë e kam fituar vetë’”, – tregoi Batistuta mënyrën se si kërkon që të rriten fëmijët e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN