Pasojat e dënimit të Kamzës (Disiplina e zbriti në Kategorinë e Dytë) nuk janë vetëm në Kategorinë Superiore, por edhe në Kupën e Shqipërisë.
Në kampionat, të gjitha skuadrat të cilat ende nuk kanë luajtur me Kamzën në fazën e tretë e të katërt, do të marrin fitore në tavolinë me rezultatin 3-0.
Por përfiton edhe Skënderbeu në Kupën e Shqipërisë, që përballë kishte pikërisht Kamzën në çerekfinalen e Kupës. Skënderbeu është kualifikuar automatikisht për në gjymsëfinale të Kupës.
Sakaq, të gjitha skuadrat të cilat më parë kanë lënë pikë ndaj Kamzës, nuk do të kenë mundësi që t’i rikuperojnë në tavolinë, për shkak se është luajtur më shumë se 50% e kampionatit dhe rikthimi i pikëve te skuadrat do të ndikonte në garë.