Arata Isozaki është fituesi i çmimit prestigjioz në arkitekturë, “Pritzker”.
Arkitekti Isozaki e ushtron këtë profesion, prej vitit 1960. Ai konsiderohet vizionar në arkitekturë, për këndvështrimin universal, të guximshëm dhe futurist në dizajn, – thekson “Arch Daily”.
Numërohen rreth 100 ndërtesa që mbajnë firmën dhe punën e tij, duke e klasifikuar Isozakin, ndër arkitektët me më shumë ndikim te bashkohësit e tij.
Ai është arkitekti i 49-të dhe i teti nga Japonia, që fiton këtë çmim.
“…në kërkimin e tij për arkitekturë domethënëse, ai krijoi ndërtesa të cilësisë së lartë, që edhe sot i sfidojnë kategorizimet, duke reflektuar evoluimin e tij constant, si dhe duke qenë gjithmonë bashkohore.” – janë fjalët me të cilat, juria i dha çmimin arkitektit japonez.