MENU
klinika

Nënat nga Kuba

Maradona ka edhe 3 fëmijë? Pritet testi

08.03.2019 - 19:57

Diego Armando Maradona duket se ka edhe 3 fëmijë të tjerë në Kubë.  Sipas raportimeve që vijnë nga Amerika e Jugut, legjenda e futbollit botëror pritet të shkojë në Kubë për t’iu nënshtruar testit të ADN-së.

Konfirmimi i lajmit ka ardhur edhe nga miku dhe avokati i “Pibe de Oro”, Matias Morla: “Diego ka tre fëmijë në Kubë, të cilët do t’i njohë pas testit të ADN-së që do ta zhvillojë pasi të kthehet në ishull.

Janë të tre femrave të ndryshme. Pas Dalma, Giannina, Diego Junior, Jana dhe Diego Fernando, Maradona mund të arrijë në kuotën e 8 fëmijëve.

maradona oliva
maradona oliva

Në pritje për të njohur rezultatet e testit të ADN-së, Maradona po rikuperon nga problemet shëndetësore dhe po u kushton pak kohë nipërve.

Pasi ka dalë nga klinika argjentinase e Olivos, ku u shtrua për një hemorragji në stomak, trajneri i Dorados ka marrë pjesë muajin e kaluar në pagëzimin e nipit Diego Matias, djali i Diego Junior.

“Nuk kam dyshime se do të jetë një gjysh shumë i mirë, sepse ka qenë  një baba i mirë për mua nga momenti që kemi gjetur njëri-tjetrin”, – ka thënë Diego Junior në  një intervistë të dhënë për “Chi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”