MENU
klinika

Deklarata

Protesta e 16 marsit, Basha thirrje shqiptarëve nga Dibra

13.03.2019 - 11:01

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Dibër, ku po zhvillon disa takime me banorët dhe pronarët e bizneseve atje.

Gjatë bashkëbisedimit me tregtarë e banorë të zonës, Basha u bëri thirrje që t’i bashkohen protestës së 16 marsit.

“T’i kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve”, kjo është thirrja që Basha u bëri dibranëve dhe shqiparëve.

Bashkëbisedimi:

Pronar lokali: Biznesi është përtokë. Tyë jesh mes malit e të nos kesh ujë, është katastrofë. Papunësia klatastrofë. Ishalla bëhet më mirë.

Basha: Ju jeni ngritur në protestë në Dibër. Ju ftoj më 16 mars në protestë në Tiranë për të ulur taksat dhe rritur miërëqenien. Në rradhë të parë të largojmë këtë pengesë. Të mos jetë Dibra çiflig as i kriminelëve as i hajdutëve, por t’i kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve.

Banor: Është fatkeqësi që është e majta në pushtet.

Basha: Është krimi në pushtet, jo e majta. Do e heqim.

Tregtar: Thanë se do ta çojnë në Europë, na çuan në gropë. Kjo është e gjitha. Kanë hequr thertoren dhe kam mbyllur dyqanin. Këta bëjnë pazare.

Basha: Më 16 mars të na bashkohesh në protestë që të shembim këtë qeveri të krimit dhe hajdutërisë, që t’i japim mundësinë të punojnë me liri dhe dinjitet. Në mandatet i dogjëm për të qenë në krahun e qytetarëve, jo në krahun e krimit, jo në krah të Ymer Lalës. Kam folur me akte, jo me fjalë.

Tregtar: Mollët i shes 6 kg 100 lek dhe nuk po shes asnjë kg.

Basha: Kjo situatë ësht produkt i një njeriu për të cilin e gjithë Shqipëria vidhet nga mëngjesi deri në darkë. Vidhen fermerët, pacientët, njerëzit janë me xhepa bosh ndaj nuk vijnë të blejnë. Të gjitha bashkë ia dalim më 16 mars në Tiranë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin