Çifti ka qenë i pandashëm që prej vitit e kaluar, duke u shfaqur shpesh së bashku në festa të ndryshme të të afërmve.
Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Isaac Carew, 32 vjeç, dukeshin shumë të lumtur dhe të dashuruar në promovimin e librit të ri “The Dirty Dishes” të Isaac Carew, në Londër.
Isaac ndërkohë e nisi rrugëtimin e tij të gatimit në YouTube, përmes një projekti të quajtur “The Dirty Dishes” në vitin 2016 dhe këmbënguli në një intervistë të dhënë vitin e kaluar se ushqimi është ‘dashuria e parë’ e tij .
Ndërkohë Dua e nisi vitin 2019 shumë suksesshëm duke pozuar për revistën më të famshme britanike, “Vogue”, ndërsa jepte mesazhe feminizmi.
Ajo tha: “Feminizmi për mua nuk është urrejtje ndaj njerëzve, është thjesht sikur, meritojmë të njëjtat mundësi”.