MENU
klinika

Deklarata

Kriza politike/ Raportuesi për Shqipërinë: Kjo s’është normale!

15.03.2019 - 14:56

Ndërsa qeveria gjermane kritikon qartë opozitën e Shqipërisë për bojkotin e parlamentit, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt mendon se edhe qeveria ka përgjegjësi për krizën.

Raportuesi i Shqipërisë në Komisionin e Jashtem, Christian Schmidt, mendon se edhe qeveria mban përgjegjësi për situatën aktuale në Shqipëri:

“Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ish-ministri gjerman për DW. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE.
Schmidt tha për DW se së shpejti planifikon të shkojë vetë në Shqipëri për t’u informuar vetë për gjendjen. “Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, theksoi ai

Vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj.

epa06355054 German Minister of Agriculture, Christian Schmidt, at the beginning of a meeting with representatives of communities affected by pollution related to the emissions of diesel vehicles, in Berlin, Germany, 28 November 2017. The Government continues with its meetings with mayors of German cities suffering under high air pollution caused by nitrogen oxide (NOx) emissions of Diesel engines to discuss measures of air quality improvement. Measures to improve air quality are a software update on vehicles and bonuses on new cars purchases. The most polluted cities will be supported with a Government fund to promote public transport and greener transport alternatives. EPA-EFE/FELIPE TRUEBA

Treffen Michael Roth Gent Cakaj Deutschland EU Albanien (MPJ e Shqipërisë)Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj (djathtas) u takua me sekretarin e Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth
Në një takim me deputetë nga komisioni i Bundestagut për Çështje të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kërkoi mbështetjen e deputetëve gjermanë për negociatat.

Vendimi pozitiv i Këshillit në qershor do t’i japë një hov të ri jo vetëm proceseve të reformave brenda vendit, por do të shërbejë më së miri për të krijuar një sinergji të re bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, tha kreu i diplomacisë shqiptare, sipas një deklarate për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Schmidt kundër ndryshimit të kufijve

Ndryshe nga kolegu i tij kristiansocial, Florian Hahn, i cili në një intervistë të mëparshme për DW nuk e hodhi poshtë idenë e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ish-ministri agrar i Gjermanisë, Christian Schmidt, tha për DW se ai nuk e favorizon kurrsesi këtë opsion:

Në të gjithë Ballkanin nuk gjen një territor të pastër etnikisht, prandaj nuk e kuptoj këtë idenë e shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike,” – tha Schmidt për DW.

Ai shtoi se kjo nuk është një çështje që u përket vetëm dy vendeve, por se duhen pyetur edhe fqinjët. Schmidt paralajmëroi gjithashtu edhe në drejtim të Shqipërisë që të mos e ngatërronte më keq diskutimin duke përdorur retorika dhe simbolika që favorizojnë një vizion shqiptaro-madh.

Nga kjo duhet hequr dorë. Kush hyn në BE, duhet të tregohet i kujdesshëm me këmbime territoresh” , tha Schmidt për DW.

DW