MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 20

Vllaznia thuajse në Superiore, përmbys Bylis

16.03.2019 - 17:11

U luajtën sot ndeshjet “Play Off” të Kategorisë së Parë të futbollit, ndërkohë që duelet për mbijetesën do të luhen ditën e nesërme.

Në grupin A, spikati dueli mes Vllaznisë dhe Dinamos, dy ekipe me shumë traditë në futbollin shqiptar. Ishin shkodranët ata që triumfuan me rezultatin 1-0, falë golit të Junior në minutën e 60-të.

Ndërkohë, pas kësaj fitoreje, Vllaznia është gjithnjë e më pranë rikthimit në Superiore, ndërsa në anën tjetër Dinamo edhe këtë sezon mbetet larg nga kreu i renditjes.

GRUPI A

Vllaznia-Dinamo 1-0

Junior 60’

Erzeni-Korabi 0-2

49′, 62′ Hoxha

Në grupin B, Bylisi ka fituar me përmbysje ndaj Orikut. Ballshiotët u befasuan në pjesën e pare, pasi u ndëshkuan në fund, por në fraksionin e dytë shënuan dy herë me Bajramaj dhe Guindo.

Ndërkohë, edhe Besa, e cila është gjithashtu pretendente për t’u ngjitur në elitë vitin e ardhshëm, ka mposhtur me rezultatin 3-1 ekipin e Lushnjës.

GRUPI B

Bylis-Oriku 2-1

54′ Bajramaj, 69′ Guindo /45′ Kuqi

Besa-Lushnja 3-1

4′ Mziu, 47′ Onuh, 72′ Onuh/ 74′ Allkanjari

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN