MENU
klinika

Të dhëna nga INSTAT

Sa janë rritur çmimet sipas indeksit të harmonizuar?

19.03.2019 - 14:43

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit për shkurtin me 2.1%.

Ky indeks, që synon të japë ecurinë krahasuese të çmimeve me vendet e Bashkimit Europian, për këtë vit duket se është në nivele ndjeshëm më të larta në raport me indeksin e brendshëm të çmimeve të konsumit.

Për shkurtin, norma zyrtare e inflacionit në Shqipëri rezultoi sërish në rënie dhe arriti në 1.7%.

Nga ana tjetër, indeksi i çmimeve të harmonizuara po regjistron rritje më të lartë, megjithëse në rënie krahasuar me janarin.

Sipas Instat, rritja e çmimeve ka ardhur kryesisht nga ushqimet dhe shërbimet e hotelerisë, restoranteve dhe kafeneve.

Grupi i ushqimeve historikisht ka qenë kontribuesi kryesor në rritjen e indeksit të harmonizuar të çmimeve.

Për shkurtin, ai kontribuoi me 1.76 pikë përqindje në rritjen totale. Ndërkohë, një ndikim në rritje këtë vit po jep sektori i hotelerisë, bareve dhe restoranteve, me 0.33 pikë përqindje.

Rritja e çmimeve në këtë grupi mund t’i atribuohet shtrenjtimit të shërbimeve hotelerie, ku kërkesa në vitet e fundit paraqitet në rritje të ndjeshme, për shkak të fluksit në rritje të turistëve të huaj.

Aktualisht, rritja e çmimeve sipas indeksit të harmonizuar në Shqipëri është ndjeshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, që për shkurtin ishte 1.6%.

Mbështetur në metodologjinë e përdorur nga Instat, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit përfshin shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve, ndërsa indeksi i çmimeve të konsumit mbulon vetëm shpenzimet private të familjeve shqiptare të kryera brenda dhe jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcimi i kapitalit vendas

Dossier/ Si po shqiptarizohet tregu


Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!