21.03.2019 - 19:13
UEFA ka marrë vendimin për Cristiano Ronaldon, për festimin në “Allianz Stadium” në ndeshjen Juventus–Atletico Madrid.
Ashtu si Diego Simeone, edhe Ronaldo i ka shpëtuar dënimit me ndeshje pezullimi nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.
UEFA tashmë ka marrë vendimin përfundimtar për festimin e Ronaldos në Torino pas tre golave kundër Atleticos.
CR7 festoi me një gjest të çuditshëm, duke ia kthyer Simeones pas kualifikimit në fazën tjetër të Champions League dhe si pasojë e kësaj, UEFA e ka dënuar CR7-ën me 20 mijë euro.
34-vjeçari mund të luajë në çerekfinale kundër Ajax. Por në rast përsëritje, gjoba trefishohet dhe nuk do të ishte aspak habi që dënohej me 2 ndeshje pezullim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Champions League
Zyrtare, UEFA hap hetim ndaj Ronaldos
“Tërmet” i City-t