MENU
klinika

Trajneri i U-21

Bushi qëndron modest: Jo për kualifikim

22.03.2019 - 15:26

Ndaj Turqisë nuk do të luajë vetëm Kombëtarja A, por edhe ekipi Shpresa, që do të presë nesër në “Elbasan Arena” bashkëmoshatarët 21-vjeçarë.

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjeve kualifikuese, teksa skuadra e tij e nis nesër ndaj Turqisë.

Numri një i stolit e pranon hapur se ekip kuqezi nuk synon kualifikimin, por të paraqitet sa më mirë dhe të furnizojë ekipin e parë me elementë cilësorë.

kombetarja dhe Alban Bushi
kombetarja dhe Alban Bushi

Turqia “Do të luajmë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Turqia dhe më pas udhëtojmë drejt Andorrës. Presioni është mbi ta, pasi ata e kanë detyrim fitoren duke qenë se janë favorit dhe jo ne.

Ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë. Ekipi është i përgatitur ndërsa kemi mungesa si Selmani apo Hebaj. Do të donim t’i kishim, pasi do të na ndihmonin”. 

Rezultati “Do të firmosja për një barazim, pasi do të ishte rezultat pozitiv. Nëse fitojmë do të ishte super. Nuk duhet të futem në presion, pasi duhet të luajmë futboll dhe do e bëjmë si zakonisht me futboll sulmues dhe të bukur.

Djemtë nuk duhet të demoralizohen dhe nëse humbim, pasi ne nuk kemi si objektiv vendin e parë, apo të dytë. Nëse humbim të paktën ta bëjmë me futboll dhe ta bëjmë kundërshtarin të vuajë”. 

Mungesat – “Asnjë trajner nuk do të donte të kishte mungesa. Do të doja ta kisha grupin e plotë, por duhet të përshtatemi”.

Formacioni “Do të kemi 1-2 ndryshime në formacion dhe mendoj të bëjmë mirë. Këtë herë do të bëjmë 5 ndërrime, pasi mund të ndryshojmë më shumë lojtarë dhe jemi më të freskët gjatë lojës”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN