Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë ka kënaqësinë të prezantojë Everlast, ekspozitë me artistin Lek M.Gjeloshi, kuruar nga Vala Osmani.
Ky është bashkëpunimi i parë i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me Lek M.Gjeloshin.
Everlast është ekspozitë e cila eksplorohet nëpërmes video instalacionit shumëkanalësh specifik për vendndodhjen, që bazohet në serinë e punëve monokromatike, i bërë gati për rrugëtim nëpër hapësirën e Klubit të Boksit.
Ekspozita zhvillon një produksion të ri të punëve dhe një proces sfidues për artistin i cili kërkon hapësirën specifike për të theksuar punën e tij.
Monokromatika, e bardha dhe e zeza në punët e Lekës, i heq ngjyrat e realitetit për të krijuar hapësirë për një tonalitet shpirtëror mes soditësit dhe fragmentit të soditur, e hulumtuar vizavi me “efektet tjetërsuese të hapësirave në limb” (Forbes 2018).
Hapja e ekspozitës: E mërkurë, 27 mars 2019, ora 20:00