MENU
klinika

Restaurim “shpirtit të kombit”

Harku i Triumfit i jelekëve të verdhë

26.03.2019 - 12:05

Dhjetëra copëza të mbledhura dhe qindra orë punë: Harku i Triumfit, tashmë prej tri javësh po reataurohet nga 6 artistë restaurues, të cilët gjenden përballë një vështirësie të pazakontë.

Ata duhet të risjellin në formën e mëparshme veprat e shkatërruara në fillim të dhjetorit, gjatë protestave që u shënuan në Francë, nga të ashtuquajturit “jelekët e verdhë”.

Marie Dumas, njëra nga restaurisit, shprehet: “Nuk di ç’të them… Kur sheh dëmtime të tilla, të dhemb zemra… Këtë vepër e kemi studiuar të gjithën, në historinë e artit, ka një portret të jashtëzakonshëm”.

Marie Dumas, me këto fjalë i referohet “shpirtit të kombit”, pjesë e veprës së François Rude “Nisja e vullnetarëve më 1792”, e gdhendur ndërmjet viteve 1833 dhe 1836. Restauruesit, të cilët punojnë me turne në ‘Place de l’Etoile’, duhet të identifikojnë dhe lokalizojnë copëzat e mbledhura nëpër kuti kartoni.

 

Disa prej copëzave i përkasin modelit të Harkut të Triumfit, nga fundi i viteve ’30-të, të tjera janë pjesë që i përkasin “shpirtit të atdheut”. Dëmtimi i këtyre veprave madhështore me vlera historike dhe kulturore unike, u dënua me forcë nga autoritetet, të cilët nuk mbetën indiferentë, por i dhanë menjëherë dritën jeshile procesit të vështirë të restaurimit, që përfshin dhe pjesëza të vogla milimetrike të veprës.