MENU
klinika

Një skenë e hequr, ndryshon

Çfarë nuk dini për filmin…

28.03.2019 - 13:26

Një skenë e hequr nga “Djalli vishet me Prada” ndryshon të gjithë sensin e historisë.

“The Devil Wears Prada” është një ndër filmat që është shndërruar në më të pëlqyerit e kinemasë, por janë të paktë ata që e dinë se një skenë e hequr nga prodhimi përfundimtar ndryshon sensin e gjithë historisë.

 

Në skenën në fjalë del në pah ana njerëzore e Miranda Priestley, interpretuar nga Meryl Streep, e cila shfaqet “e ëmbël” ndaj asistentes Andy (Anne Hathaway), kur kjo e shpëton nga një moment i sikletshëm.

Bashkëshorti i protagonistes kryesore hyn në sallën ku zhvillohet një festë dhe në gjendje të dehur fyen shefin e gruas së tij, por e shpëton Andy, e cila e merr mënjanë për ta pyetur për diçka, duke e shpëtuar shefen e saj nga sikleti, e cila, ndërsa shikohen sy më sy, i thotë “Faleminderit”!

Një shenjë mirësjelljeje që vajza nuk ishte mësuar dhe që për shumë shikues do të ndryshonte tërësisht sensin e filmit, ku shefja interpretuar nga Meryl Streep kishte rolin e një personi të ashpër, autoritar dhe të paafrueshëm me askënd.