Ndër 46 shtete të botës, Shqipëria renditet e 25-ta, përsa i përket zhvillimit të “ekonomisë së dijes”.
Në këtë përfundim është dalë bazuar në të dhënat e bëra publike nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila ka marrë nën analizë këto 46 shtete.
Për analizën e 46 shteteve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, indeksin e përgjithshëm e ka përllogaritur mbi bazën e 38 nën-indikatorëve. Këto nën-indikatorë i ka grupuar në 4 shtylla kryesore të cilat janë:
-Institucionet për inovacion,
-Aftësitë për inovacion,
-Sisteme inovative
-Infrastruktura e teknologjisë së informacionit (TIK).
Ndër këto 38 nën-indikatorë Shqipëria performancën më të mirë e ka tek drejtimi i institucioneve dhe më të dobëtën e ka në drejtimin e sistemeve.
Në drejtimin e sistemeve, Shqipëria rezulton e fundit ndër 46 shtetet e marra nën analizë, duke u renditur më keq se Armenia, Moldavia dhe Ukraina.
Çfarë është indikatori i sistemeve?
-Ky indikator, i referohet shpenzimeve për kërkim, patentave, kërkimit dhe bashkëpunimit shkencor apo zinxhirit të vlerave
-Sa i përket këtij indikatori, Shqipëria rezulton të ketë bërë hapa pas që prej vitit 2011.
Ndërkohë përsa i përket drejtimit të infrastrukturës dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikaciont, Shqipëria është ndër vendet që kanë bërë progres të madh.
Përsa i përket renditjes në rajon, Shqipëria e renditur e 25-ta, përsa i përket “ekonomisë së dijes”, ka lënë pas:
a. Kosovën
b. Bosnje Hercegovinën
Ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi janë bindshëm më mirë se Shqipëria në renditje.