MENU
klinika

Shifrat

“Lista e zezë” e borxhlinjve në tatime, shtohen 4361 biznese

02.04.2019 - 08:30

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar disa të dhëna nga qershori i 2018, ku vihet re se klima e biznesit në vend, konkretisht për sektorin e tregtisë nuk po shkon sikurse duhet.

Sipas këtyre të dhënave, në vendin tonë listës së borxhlinjve të këqinj në tatime i janë shtuar 4361 biznese në 8 muaj.

Më shtimin e këtyre bizneseve, “lista e zezë” është zgjeruar me 17%, duke arritur në 24.5 mijë.

Çfarë përfaqëson lista e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat?

-Bizneset ndaj të cilave Administrata Tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.

Kur Administrata Tatimore vë re se një tatimpagues nuk ka paguar plotësisht dhe në datën e caktuar detyrimet tatimore, ia dërgon me postë një njoftim me shkrim.

Në këtë njoftim kërkohet që të bëhet pagesa e plotë e detyrimit tatimor.

Nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor në datën e caktuar, nëpërmjet një urdhri me shkrim, të lëshuar nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve, i kërkon çdo banke, ku tatimpaguesi ka llogari në emër të vet, të bllokojë shumat për llogari të tatimeve.

Sa janë detyrimet e papaguara sipas të dhënave nga Tatimet?

-Deri në 31 dhjetor 2017 këto detyrime kanë kapur vlert e 95.5 mld lekëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Subjektet pasive e fermerët aktivë

DPT apel tatimpaguesve: Kujdes me…