MENU
klinika

Arsyeja

Motra “penalizon” Rovena Gashin, KPA shtyn seancën

04.04.2019 - 11:25

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shtyjë seancën për ish-prokuroren Rovena Gashi.

Shkak për shtyrjen është bërë motra e saj Ema Gashi, të cilën ish-prokurorja e kishte zgjedhur si përfaqësuese ligjore.

Kjo zgjedhje e saj nuk është pranuar nga KPA, e cila ka bërë me dije që Gashi mund të zgjedhë një avokat mbrojtës.

Rovena Gashi doli sot para KPA-së duke kërkuar rikthimin në detyrë.

Ndërkohë motra e saj Ema Gashi u shpreh:

Nuk jemi njoftuar që do ishte ky vëzhguesi ndërkombëtar i ONM (Theo Xhacobs) që do merrte sot pjesë në këtë seancë”.