05.04.2019 - 15:54
Lindsay Lohan kishte shprehur prej kohësh që donte të luante “Sirenën e vogël” në 30-vjetorin e filmit të famshëm të Disney-it.
Ky rol iu dha aktores Lea Michele dhe reagimi i Lindsay-it s’mund të ishte më spontan se kaq. “Ai është filmi im i preferuar që fëmijë.
Ky film më bënte të lumtur sa herë që e shikoja. I thoja të gjithëve të pushonin.
Doja të shihja çdo sekondë të saj.”- është shprehur Lohan. “Huh?!”- komenton Lindsay dhe duket sa e zhgënjyer aq edhe e habitur me çfarë po ndodh.
Madje ajo kaq shumë e donte këtë rol sa në 2018-ën postoi në instastory një foto ku sugjeronte që rolin e sirenës ta bënte ajo dhe Ursula nga Meryl Streep.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Live në “Instagram”